E rrallë, rrёqebulli i Ballkanit fotografohet pёr herё tё parё nё Parkun e Prespёs

Shqipëria

E rrallë, rrёqebulli i Ballkanit fotografohet pёr herё tё parё nё Parkun e Prespёs

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:51
Rrёqebulli i Ballkanit

Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës.

“Duke përkuar rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011, një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës”.

Kjo foto vërteton se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit.

Është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat