Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Shqipëria

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Përkeqësohet moti në vend. Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar përkeqësim të motit në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne oren 10:00.

Për këtë arsye është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Nga mjetet e  vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës kërkohet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022. 

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 23 Prill 2022 ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat