Felaj: Meta eksperienca më e keqe, zgjedhjet me 84 vota jo gjithmonë kanë qenë më të mirat

Shqipëria

Felaj: Meta eksperienca më e keqe, zgjedhjet me 84 vota jo gjithmonë kanë qenë më të mirat

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:47
Ermonela Felaj

Deputetja socialiste Ermonela Felaj u shpreh se presidenti aktual Meta është eksperienca më e keqe që ka pasur mazhoranca.

Ajo tha se ndryshimet e vitit 2008 kishte parasysh shmangien e situatave bllokuese dhe se zgjedhjet me 84 vota nuk kanë qenë gjithmonë zgjedhjet më të mira.

Felaj: Formalisht kuvendi nuk është futur në veprim dhe javën e ardhshme më 29 Prill do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për tu përcaktuar kalendari i raundeve. E dimë çfarë përgjegjësie kemi. Presidenti aktual eksperienca më e keqe që kemi pasur.

Rrethi i figurave të denja për president është i ngushtë. Na duhet një proces i gjerë dëgjese. Zgjedhjet me 84 vota nuk kanë qenë gjithmonë zgjedhjet më të mira. Ndryshimet e vitit 2008 kishte parasysh shmangien e situatave bllokuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat