Çipa: Rama e ka paracaktuar kandidatin për president, mund të jetë grua duke thyer një mit

Shqipëria

Çipa: Rama e ka paracaktuar kandidatin për president, mund të jetë grua duke thyer një mit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:41
Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa u shpreh se konsultimi i PS-së me shoqërinë civile është një spektakël.

Ai tha se tashmë Rama e ka zgjedhur një kandidat për postin e presidentit të Republikës dhe shtoi se ky mund të jetë një femër duke thyer kështu edhe një tabu.

Çipa: Ky konsultimi nuk është gjë tjetër veçse logjika për të ofruar një mundësi për të marrë pjesë shoqëria civile dhe të gjithë, por ai produkt që ofrohet nuk merret parasysh. Shumica mund ta ketë paracaktuar tashmë kandidatin potencial, sepse nuk shoh një qasje se opozita do të shkojë dhe do të bëjë një zgjedhje.

Felaj: Ne nuk kemi asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr sipas gustos tonë

Andoni: Kushtetuta e vitit 1998 ka qenë e mirë, por deri më tani është arnuar plot 17 herë

Rama është i njohur për anti-tabu të tilla, mund të dalë me një emër surprizë, me një njeri jo politik, por nga informacionet nuk më rezulton kështu. Ajo që është më evidente është mund të thyhet një tabu dhe mund të kemi një presidente duke thyer një mit të shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat