Edhe në Fier e Vlorë kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit

Shqipëria

Edhe në Fier e Vlorë kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:34
Edhe në Fier e Vlorë kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit

Besimtarët ortodoksë të Fierit morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit në qytet. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes se zeze.

I shoqëruar me dhjetra besimtarë, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit  në qendrën e qytetit, ne pedonale dhe per tu kthyer me pas në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës ortodokse.

Edhe në Vlorë besimtarë ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Zezë. Gjatë pasdites, nga kisha e Shen Theodhorit është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës.

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore  të qytetit.

Procesionin e ka udhëhequr At Konstandin Prifti, ndërsa e premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat