Pranverë me vranësira dhe shi

Shqipëria

Pranverë me vranësira dhe shi

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:03
Ilustrim

Ditën e sotme, vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat veriore, ku dhe herë pas here do të sjellin reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat