Jorida Tabaku kapet me Erion Veliajn

Shqipëria

Jorida Tabaku kapet me Erion Veliajn

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:38
Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku me anë të një video ka rikhyer në vëmendje, dëshminë e ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhënë në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ky fragment i shkëputur nga dëshmia në Komisionin Hetimor, sipas Tabakut është momenti kur Veliaj e pranon se nuk kishte pyetur Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj miratoi inceneratorin e Tiranës pa vendim të këshillit bashkiak".

Erion Veliaj: që ka angazhimin tonë të 2017-ës, 28 shtator të 20117

Tabaku: Po ju e keni dhënë miratimin në mars të 2017-ës

Veliaj: Në mars i jam përgjijgur një shkrese që janë në parimin për vlerësimin.

Tabaku: Në mars të 2017-ës ke dhënë një miratim për këtë projekt”, është një pjesë e diskutimit në Komisionin Hetimor.

Ndër të tjera përmes një statusi, Jorida Tabaku shkruan se sot jepen 90 mijë euro në ditë për inceneratorin nga taksat e shqiptarëve

“Vjedhja e shekullit! 430 mln euro!

Nga komisioni hetimor ku Veliaj e pranoi se nuk kishte pyetur Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

Sot jepen 90 mijë euro në ditë për inceneratorin nga taksat e shqiptarëve!”, shkruan Jorida Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat