Zgjidhen dy kryetarët e PD-së në Kolonjë dhe Poliçan

Shqipëria

Zgjidhen dy kryetarët e PD-së në Kolonjë dhe Poliçan

Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Poliçan dhe Kolonjë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave.

Ndërkohë pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave.

Me anë të një reagimi komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat