31 vjeçari kthehet në makth për dy të mitura në Tiranë, i përndjek “këmba këmbës”

Shqipëria

31 vjeçari kthehet në makth për dy të mitura në Tiranë, i përndjek “këmba këmbës”

Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:07
Ilustrim

Një 31 vjeçar është kthyer në makth për dy të mitura në Tiranë. Në rrugën “Ali Shefqeti”, ai i ka përndjekur dy të miturat të cilat janë 15 dhe 16 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në

Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat