Festohet në Shqipëri Pashka ortodokse

Shqipëria

Festohet në Shqipëri Pashka ortodokse

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Besimtarët ortodoksë festuan në mesnatë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” Pashkën ortodokse.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos udhëhoqi ceremonitë festive dhe u shpërndau besimtarëve dritën e Pashkës.

Në mesazhin e tij të Pashkës, ai dënoi krimet që po ndodhin në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Mijëra besimtarë ortodoksë festojnë sot në Shqipëri Pashkën ortodokse, një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre.

Ata u mblodhën në mbrëmje pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet për të uruar njëri tjetrin dhe për të marrë mesazhet e shenjta nga udhëheqësit fetarë.

Drejtuesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastas Janullatos udhëhoqi ceremonialet festive dhe bëri thirrje besimtarëve për përkushtim në besim dhe në mbështetje të të pambrojturve.

Në mesazhin e tij të Pashkëve, Kryepeshkopi Anastas dënoi krimet që po kryhen gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe theksoi se fuqia arrogante e pushtetit do të mposhtet vetëm me fuqinë e shumëfishuar të dashurisë, derisa të gjendet paqja dhe pajtimi.

“Në ditët tona, hidhërimi, dhimbja dhe pështjellimi për shkak të luftës vëllavrasë se të Rusisë kundër Ukrainës e kanë përmbytur mendimin dhe shpirtin tonë. Lufta agresive përbën cënimin dhe mohimin më tragjik e mizor të dashurisë, në këto kushte të dhimbshme është e natyrshme që vëmendja jonë duke kërkuar rrugëdalje të kthehet rreth vlerave themelore të besimit tnë” - thotë Kryepeshkopi Ansatas.

Ai theksoi se Perëndia është dashuria dhe dashuria kundërshton cdo egocentrizëm etnik e racor, prandaj ajo do të triumfojë, duke shëruar dhimbjet dhe plagët.

Në fund të ceremonive, besimtarët ortodoksë morën dritën e shenjtë me qirinjtë për ta ruajtur në shtëpitë e tyre.

Shqipëria është e njohur për jetën e gjallë fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare mes besimeve kristiane dhe muslimane./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat