Shpërndahen legalizimet në Buçimas të Pogradecit

Shqipëria

Shpërndahen legalizimet në Buçimas të Pogradecit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Pas shumë vitesh sorollatje, banorët e Buçimasit në Pogradec kanë marrë legalizimet e pronave të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se nga 1700 aplikime vetëm 150 mbeten jashtë procesit për shkak të problematikave.

Sipas Lames jashtë procesit të legalizimit kishin mbetur edhe objektet e kultit, siç janë xhamitë e zonës, që tashmë 20 prej tyre janë legalizuar.

Nga Pogradeci, Artan Lame rikujtoi reformën e qeverisë për ofrimin e shërbimeve online, duke u bërë thirrje qytetarëve të bëjnë aplikimin në e-Albania për legalizimin e pronave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat