Mbyllet numërimi për kryetarët e degëve të PD, në Maliq shpallet fitues Nevjon Kodrasi, në Krujë Xhevahir Bicja

Shqipëria

Mbyllet numërimi për kryetarët e degëve të PD, në Maliq shpallet fitues Nevjon Kodrasi, në Krujë Xhevahir Bicja

Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:34
Ilustrim

Me shumicë  dërmuese të votave, Nevjon Kodrasi është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Maliq.

Kodrasi grumbulloi 844 vota kundrejt rivalit të Elidjon Lika që mori 133 vota.

Në total votuar 977 demokratë.

Ndërkohë në Krujë kryetar i PD-së u zgjodh Xhevahir Bicja me 233 vota.

Në proces morën pjesë 541 votues dhe u gjet e pavlefshme një fletë votimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat