Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, lëndohen katër persona

Shqipëria

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, lëndohen katër persona

Më: 26 prill 2022 Në ora: 08:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat