Balla: Konferenca e kryetarëve javën tjetër, nuk duam t'i japim Shqipërisë një President të PS-së

Shqipëria

Balla: Konferenca e kryetarëve javën tjetër, nuk duam t'i japim Shqipërisë një President të PS-së

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:48
Balla

Taulant Balla në një deklaratë për mediet bëri me dije se konferenca e kryetarëve është shtyrë për të mërkurën tjetër.

Balla: Mbajtja e raundit të parë të votimit për Presidentin e ri të Republikës. Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve, negociatave me s grupeve parlamentare. Kushtetuta ka përcaktuar nevojën e konsultimeve përgjatë 3 raundeve të para.

Do të ishte mirë që të gjitha grupet parlamentare të merrnin kohë e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin. SP hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare të opozitës me dëshirën që t'i japim shqiptarëve një President të shqiptarëve jo të PS. Unë besoj se koha në dispozicion deri të mërkurën tjetër që mund të zhvillohet konferenca e kryetarëtve, të jetë një kohë për të gjitha grupet për të qartësuar brenda vetes mënyrën e negociomit qoftë për kalendarin, qoftë edhe për profilin e Presidentit të Republikës.

Lajmi në përditësim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat