Situata pandemike/ 67 raste të reja me Covid 19, asnjë humbje jete

Shqipëria

Situata pandemike/ 67 raste të reja me Covid 19, asnjë humbje jete

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:44
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 67 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.

Janë 365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Prill 2022)

Raste të reja ditore           67

Të shëruar në 24 orë        38

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,249

Testime totale               1,803,166

Raste pozitive                  274,929

Raste të shëruara            271,068

Raste Aktive                         365

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            240

Fier                 40

Vlorë               27

Korçë              13

Gjirokastër     12

Shkodër          8

Berat                7

Elbasan           7

Durrës              6

Kukës               4

Dibër                 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat