Rritet fluksi i fluturimeve/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Shqipëria

Rritet fluksi i fluturimeve/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me mjetet që qarkullojnë në drejtim të Aeroportit të Rinasit.

Sipas ARRSH duke filluar nga 1 maji me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Ndërkohë mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Njoftim i ARRSH

📍Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

⚠️Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

🚗Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

🙏Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat