Rama zbardh takimin 60 minutësh me zyrtaren e lartë të DASH

Shqipëria

Rama zbardh takimin 60 minutësh me zyrtaren e lartë të DASH

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:07
Foto nga takimi

Reformat në Shqipëri, investimet në energjinë, integrimi dhe lufta në Ukrainë, ishin disa nga temat në fokus të takimit mes zyrtares së lartë të SHBA dhe kryeministrit Edi Rama.

Detaje të takimit Rama i zbardhi përmes një postimi në facebook, ndërsa ndau edhe foto të takimit me zyrtarët amerikanë.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse. ” -shkruan Rama.

Ndihmës/Sekretarja Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, shoqërohej në këtë takim nga i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat