Gjekmarkaj pas vizitës në DASH: Ambasadorja nuk flet në mënyrë personale

Shqipëria

Gjekmarkaj pas vizitës në DASH: Ambasadorja nuk flet në mënyrë personale

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:31
Agron Gjekmarkaj

Deputeti Agron Gjekmarkaj rrëfen takimet e zhvilluara gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjen që iu bë në Departamentin e Shtetit, duke thënë se SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha u diskutua në parim “të shohim nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara”.

Lidhur me sulmet që i janë bërë ambasadores Yuri Kim nga Berisha dhe mbështetës së tij, Gjekmarkaj tha se diplomatja amerikane nuk flet në mënyrë personale, por është përfaqësuese e DASH dhe presidentit Joe Biden.

“Qëndrova modest edhe kur shkon në Amerikë, dhe sheh përmasat e atyre institucioneve, është një kënaqësi kur pritesh në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për qëndrimet, pata rastin ta falenderoj për qëndrimet për 100 vjetorit e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

U konfirmua në bisedë qëndrimi i SHBA-së për zhvillimet brenda PD, për të parë nga e ardhmja, për një opozitë më të fortë. Qëndrimi është ai që rri mbi parimet, ambasadorja e SHBA në Tiranë është përfaqësuese e Joe Biden, përfaqësuese e DASH, e cila nuk flet asnjëherë në asnjë mënyrë në mënyrë personale.

Ajo që unë kuptova është që DASH i rri në mënyrë rrigoroze deklaratve që ka bërë qoftë përfaqësuesja këtu. Për Berishën u fol në parim, që do të thotë që ne shohim nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara”, u shpreh Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat