Rama thumbon opozitën nga Thumana: Kujdes me bravat!

Shqipëria

Rama thumbon opozitën nga Thumana: Kujdes me bravat!

Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas dore kundërshtarët politikë as në ditën e Bajramit. Ai ishte në Thumanë ku ndau çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik dhe nuk e harroi një mesazh për demokratët e zonës.

“Sot është vendi i rilindjes në kuptimin më të vërtetë të fjalës, i rilindjes për të gjithë pa dallim, edhe për ata që votojnë majtas, edhe për ata që votojnë djathtas, dhe për ata që falen dhe për ata që nuk falen, përata që falin dhe për ara që nuk të falin. Është për të gjithë dhe sigurisht, demokratëve që nuk janë të paktë këtu në Thumanë.

Të më falë Elvisi, por unë nuk i heq dot nga fjalimi këto. I uroj t’i gëzojnë shtëpitë njësoj si të tjerët. I kanë falas dhe të mos i heqin bravat njëri-tjetrit por të respektojnë njëri-tjetrin. 

Në fund të ditës, pavarësisht se çfarë bëjnë partitë, pavarësisht se nga shkojnë e nga vijnë qeveritë, mbetet njerzillëku, mbetet komuniteti dhe mbetet mirësia që i detyrohemi njëri-tjetrit si njerëz” –
tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat