Rindërtimi i Thumanës: Elvis Naçi e bën Edi Ramën pjesë të 'matematikës hyjnore'

Shqipëria

Rindërtimi i Thumanës: Elvis Naçi e bën Edi Ramën pjesë të 'matematikës hyjnore'

Më: 2 maj 2022 Në ora: 23:03
Rama dhe Naci

Në një fjalim emocionues në Thumanë, para banorëve që përfituan 155 shtëpi nga rindërtimi pas tërmetit, Elvis Naçi i fondacionit Firdeus tregoi komunikimin me Edi Ramën natën e 26 Nëntorit të 2019, kur sapo kishte marrë vesh për viktimën e parë të tërmetit tragjik.

Naçi tha se kishte gjetur menjëherë gadishmërinë e Ramës për bashkëpunim dhe kur të dy bashkuan forcat, u bë i mundur rindërtimi i Thumanës nëpërmjet parave që dhuruan shqiptarët kudo nëpër botë. (9 milion e 50 mijë euro për tre ditë).

Duke qenë se Naçi është hoxhë, ai e shpjegoi gjithçka me atë që e quajti “matematikë hyjnore”. Fillimisht citoi Galilein dhe Ibrahimin, por pastaj u kërkoi banorëve të Thumanës të kenë kujdes dhe ta dëgjojnë mirë se edhe biseda me Edi Ramën kishte lidhje me “matematikën hyjnore”.

Rama e priti me qetësi ekuacionin ku e bëri pjesë hoxha. Veshët i kanë dëgjuar edhe krahasime me Skënderbeun apo me Zeusin, por duhet thënë se kjo është hera e parë që edhe jashtë partisë e shohin me fuqi të mbinatyrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat