Zhduket 34-vjeçarja/ Bashkëshorti kallëzon në polici: Ka braktisur 2 fëmijë

Shqipëria

Zhduket 34-vjeçarja/ Bashkëshorti kallëzon në polici: Ka braktisur 2 fëmijë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:20
foto ilustrim

Një 34-vjeçare është larguar nga banesa e saj në fshatin Progonat, Tepelenë para 10 ditësh. 

Ka qenë bashkëshorti që ka bërë kallëzim në polici se e reja ka ikur dhe ka braktisur dhe dy fëmijët e saj.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se po punon për gjetjen e 34-vjeçares.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat