Nano kandidat për President? Gjiknuri: Asnjë nuk është i përjashtuar, por…

Shqipëria

Nano kandidat për President? Gjiknuri: Asnjë nuk është i përjashtuar, por…

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:45
Damian Gjiknuri

Teksa të gjithë janë në pritje të zbardhjes së emrave të kandidatëve për president të ri të Republikës, Damian Gjiknuri ka komentuar nëse mund të jetë apo jo një nga propozimet ish-kryeministri Fatos Nano.

Në një konferencë për mediat Gjiknuri u tregua i rezervuar duke mos përmendur asnjë emër, ndërsa shtoi se; asnjë nuk është i përjashtuar.

“Këtu nuk jam të komentojë emra të përveçëm Të gjithë kanë shanse sipas asaj që ju thatë. e kemi thënë se kufizimet tona; që mos të jetë nga grupi parlamentar, por që ka kontribute shoqërore.

Që mund të jenë kandidat. Identifikimi i emrave në këtë fazë do ishte gabim dhe do krijonte pritshmëri të rreme. Askush nuk është i përjashtuar, përfshi dhe emrat që thatë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat