Rama: Garanci për të qëndruar në pushtet nuk na e japin punësimet në shtet

Shqipëria

Rama: Garanci për të qëndruar në pushtet nuk na e japin punësimet në shtet

Më: 7 maj 2022 Në ora: 10:27
Edi Rama

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se garancinë për të qeverisur më tutje nuk e japin punësimet në shtet.

Ai u shpreh se garancinë për të qëndruar e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe komunikon ashtu sikurse duhet me njerëzit.

Edi Rama: Të garantojmë vazhdimësinë e PSA-së si forcë qeverisëse. Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet, e kam thënë këtë me mijëra herë, pavarësisht rezistencës së brendshme. Garancinë për të qëndruar na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojmë dinjitet dhe komunikon ashtu sikurse duhet me njerëzit.

Anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit tanë janë më shumë se 600-700 mijë. Prandaj PS në territor duhet të jetë partia e votuesve tanë. Këtë duhet ta kuptojmë para se të përfundojmë si kundërshtarët tanë që e kanë kthyer partinë aty ku janë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat