“Rama në panik”- Belind Këlliçi reagon pas sulmeve të kryeministrit ndaj SPAK

Shqipëria

“Rama në panik”- Belind Këlliçi reagon pas sulmeve të kryeministrit ndaj SPAK

Më: 7 maj 2022 Në ora: 14:56
Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Rama i bëri SPAK në Asamblenë e PS. Në një dalje për mediat, nga selia blu, deputeti Këlliçi u shpreh se Ramën e ka kapur paniku.

Këlliçi deklaroi se nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e tij personal dhe karriges së tij, të cilin po e mban me presion. Më tej deputeti u shpreh se ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.

“Kush ka dëgjuar Ramën të sulmojë SPAK e kupton hallin e tij dhe të qeverisë së korruptuar që e drejton prej me shumë se 9 vjetësh.

Klithmat e Ramës më shpëtoni nga Berisha tregojnë panikun që e ka kapur dhe gjendjen e tij të pashpresë.

Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare  rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazhi i koduar ndaj SPAK që SPAK të tërhiqet me cështje që prekin Ramën dhe njerëz të afërt të tij”, tha ndër të tjera Kelliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat