Përplasen 3 makina në superstradën Lezhë-Laç/ Plagoset një grua dhe një fëmijë

Shqipëria

Përplasen 3 makina në superstradën Lezhë-Laç/ Plagoset një grua dhe një fëmijë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Lacc, në afërsi të fshatit Rrilë.

Mësohet se janë përplasur 3 automjete dhe sipas burimeve janë plagosur një grua dhe një fëmijë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat