Veliaj: Duka nuk është armiku im! Betejën për Tiranën e fitova, gjykata më dha të drejtë

Shqipëria

Veliaj: Duka nuk është armiku im! Betejën për Tiranën e fitova, gjykata më dha të drejtë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 18:35
Armand Duka dhe Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  komentoi përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.

Ne nje interviste për “Kjo Jave” në News24, Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

 “Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon.

Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat