Tragjedia me tre viktima/ Fqinji që tentoi të ndihmonte nënën dhe dy vajzat tregon momentet e vështira: Kishin rënë në tokë pa...

Shqipëria

Tragjedia me tre viktima/ Fqinji që tentoi të ndihmonte nënën dhe dy vajzat tregon momentet e vështira: Kishin rënë në tokë pa...

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi sot jo vetëm Fushë Arrëzin, por gjithë Shqipërinë, pasi një nënë me dy vajzat e saj humbën jetën sapo ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Një nga fqinjët, i cili tentoi të ndihmonte familjen tregon momentet e vështira, kur pa nënën dhe dy vajzat të shtrira në tokë.

Burri e përshkruan ngjarjen si tejet të rëndë, ndërsa thotë se familja është një nga më të respektuarat dhe të edukuarat në pallat.

“Kishin rënë në tokë pa ndjenja, njërën prej tyre e preka pak me dorë, mu duke shumë e ftohtë akull. Aty mu mbush mendja se këto i ka mbytur korrenti. U mërzitëm shumë. Ka qenë një ndër familjet më të respektuara. Familja më e edukuar në pallat. E ëma sa ka ardhur nga puna ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur në vend. Shumë ngjarje e rëndë. Ai djali ka ulur automatin. Më pas erdhi policia, tani pritet edhe ekspertiza”, tregon fqinji për News24.

Viktime te kesaj tragjedie mbeten Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat