Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

Shqipëria

Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:16
Ilustrim

Në ditët që lamë pas mundëm të shijonim një mot të kthjellët dhe temperatura të larta, perfekte për plazh. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për fundjavën, pasi pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, ditën e sotme (e shtunë) moti parashikohet me kthjellime, por edhe me alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht do të ketë reshje në formën e rrebesheve, shoqëruar me breshër.

Për ditën e diel pritet kalimi i një sistetmi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe me alternime të herëpashershme me diell. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës dhe lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut, për ditën e diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat