Paloka: Më 3 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, zgjedhje në funksionet drejtuese të selisë blu

Shqipëria

Paloka: Më 3 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, zgjedhje në funksionet drejtuese të selisë blu

Më: 29 maj 2022 Në ora: 06:18
Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka bërë të ditur se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu. Sipas Palokës, në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.

“Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”, shkruan Paloka në njoftimin e tij.

Ndërkaq ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD. Në listën me 16 burra dhe 4 gra, në krye është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Më pak e votuara nga te gjitha te zgjedhurit eshte Eleina Qirici me 75 vota.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, i cili organizoi këtë proces tha se  votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Fatbardha Kadiu 141 vota

Ina Zhupa 126

Jozefina Topalli 118

Edith Harxhi 85

Mimoza Hajdarmataj 78

Eleni Qirici 75

Belind Këlliçi 192 vota

Flamur Noka 166

Oerd Bylykbashi 148

Ervin Minarolli 137

Luciano Boci 128

Agron Shehaj 123

Luan Baci 121

Grigerls Muçollari 116

Gent Strazimir 100

Enno Bozdo 96

Keltis Kruja 91

Arben Rustani 90

Aldo Bumci 89

Florion Mima 88

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat