Era e fortë dhe rrebeshet e shiut sjellin probleme në disa qytete, rrëzohen pemë

Shqipëria

Era e fortë dhe rrebeshet e shiut sjellin probleme në disa qytete, rrëzohen pemë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:02
Ilustrim

Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme në disa qytete. Era e fortë ka rrëzuar një pemë në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë. Mësohet se është bllokuar një anë e rrugës për qarkullimin e makinave.

Prej disa orësh i gjithë vendi është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe breshëri në disa zona.

Edhe Elbasani, si pjesa më e madhe e vendit, është përfshirë nga reshjet e shiut.

Stuhia dhe reshjet e shiut kanë bërë që rrugët e qytetit të zbrazen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat