Stuhi behari, shiu përmbyt rrugët, breshëri shkatërron të mbjellat në juglindje

Shqipëria

Stuhi behari, shiu përmbyt rrugët, breshëri shkatërron të mbjellat në juglindje

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:15
Ilustrim

E diela nisi me diell dhe të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur plazhet si destinacion fundjave.

Por mesdita solli një ndryshim të menjëhershëm të motit.

Stuhi shiu e breshëri përfshinë thuajse të gjithë vendin.

Banorëvë të bllokut 11 Janari në Lezhë iu desh të heqin këpucët për të hyrë e dalë nga shtëpitë.

Sistemi i kullimit nuk e përballoi intensitetin e shiut dhe uji doli arriti nivelin e kateve të para në disa zona të qytetit.

Veç këmbësorëve, lëvizja ishte e vështirë edhe për mjetet.

Intensive reshjet ishin edhe në Kurbin, Krujë e Fushë Krujë.

Rritja e nivelit të ujit bllokoi lëvizjen e mjeteve të vogla në nënkalimin e Fushë Mamurrasit

Në Elbasan e Korçë, era rrëzoi pemë dhe shkaktoi probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

Fshatrat e Maliqit e zona të tjera të juglindjes reshjet ishin në formën e breshërit.

Për pasojë shkaktuan dëmtime në kulturat bujqësore, frutikulturë e vreshtari.

Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen në ditët e para të javës në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat