Aktivistët zotohen të mbrojnë Parkun Kombëtar të Butrintit, Kalaja: Po e ndjekim çështjen në dy pikëpamje

Shqipëria

Aktivistët zotohen të mbrojnë Parkun Kombëtar të Butrintit, Kalaja: Po e ndjekim çështjen në dy pikëpamje

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:20
Aulon Kalaja

Dhënia e Butrintit me koncesion nga qeveria, ka shkaktuar një reagim të fortë publik.

Shoqeria civile ka reaguar përmes një proteste të mbajtur pranë ambienteve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Aktivisti Aulon Kalaja tha se shoqeria civile po e ndjek çështjen në dy pikëpamje, e para është sipas tij sfida publike që po bëjnë për sensibilizim dhe e dyta është goditja përmes  Gjykatës Kushtetuese.

Aulon Kalaja: "Së pari ne kundërshtojmë projektin për Butrintin. Do ti jepet një privati. Do të jepet me koncension Butrinti. Prandaj jemi sot këtu për ta denoncuar. Sovraniteti i Butrintit ka rënë që nga dita e hënë dhe situata duket e zezë por ne kemi shpresë sepse kemi marrë një studio ligjore me 7 avokat të cilët po punojnë fuqishëm duke mbledhur argumenta dhe për ta goditur këtë ligj në Gjukatën Kushtetuese. Pra ne po e ndjekim në dy pikëpamje. E para është sfida publike që ne po bëjmë sensibilizimi. E dyta është goditja në Gjykatën Kushtetuese që po i bëjmë këtij ligji."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat