Vrasja në komisariat/ Belshaku tregon kur dhe si bulizohet në vendin e punës

Shqipëria

Vrasja në komisariat/ Belshaku tregon kur dhe si bulizohet në vendin e punës

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:32
Sabina Belshaku

Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale Sabina Belshaku gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj foli mbi bulizmin në vendin e punës. Duke ju referuar vrasjes brenda komisariatit nr.3 në Tiranë ku një polic vrau kolegun e tij pasi ai e bulizonte, Belshaku tha se ky është një rast i përsëritur. 

Sabina Belshaku: "Stresi është evident dhe manifestohet tek të gjithë njerëzit në formën e ankthit në formën e panikut në formën e çrregullimeve mendore si depresioni e kështu me radhë. Por, sot evidentohet shumë stresi në vendet e punës. Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës e shikojnë këtë si një gjendje alerti ku pas pandemie dhe më shumë të agravuar shohim që stresi sa vjen dhe është rritur. Kjo ndikon në cilësinë e jetës së punonjësve por impakton direkt dhe në efiçencën e punës. Revista the Time i ka përcaktuar punonjësit e policisë si të katërtit më të prekurit nga stresi. Unë kam përshtypjen që ky ishte një rast i përsëritur, nuk ka funksionuar njëra hallkë, pra nuk ka pasur një vëmendje ndaj individit."

Ajo tregoi disa raste se kur është i përhapur bulizmi në vendin e punës.

Sabina Belshaku: "Kryesisht është e përhapur në vendet e punës në rastet kur ne shohim që ka një mungesë klime pozitive, ndjehen të tensionuar në raportet me eprorët e tyre, kryesisht mungon komunikimi. Ose ata ndjejnë një keqkuptim të rolit, mbivendosje të rolit, mungon klima pozitive në raport edhe me vartësit edhe me kolegët. Këta njerëz mund të gjenden të papërgatitur, të pamotivuar përtej mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë."

Përsa i përket formave të bulizmit Belshaku thotë se janë të shumta. Dhe të gjitha format  reflektojnë dukshëm në element të shëndetit mendor.

Sabina Belshaku: "Forma me të cilën bulizohen janë të shumta. Bulizimi mund të jetë një tallje, një përbuzje një etiketim i pajustifikuar. Një nga format më prevalente që evidentohet sot në bulizimet në punë është kur ti e përjashton, e diskriminon nga aktivitetet e së përditshmes profesionale ose i cënon mungesën e aksesit në një element etik profesional ose hera herës ndërton një thashethmnaj e cila është boshe për të dëmtuar imazhin e punonjësit të caktuar. Kjo reflekton dukshëm në element të shëndetit mendor. Pësojnë një dëmtim të imazhit të tyre, një vetëvlerësim të ulët dhe nëjkohësisht ata ndjehen të izoluar dhe kjo ndjehet jo vetëm në elementët e shëndetit mendor por është një kompleksitet që bulizmi reflekton në shëndetin mendor të këtyre individëve."

Persa i përket njerëzve që buliziohen Belshaku tha: "Ata të cilët bulizohen në vendet e punës kryesisht janë punonjësit e sinjë, punonjësit part time. Punonjës që kanë disa element të karakteristikave etinike, kulturore, gjinore të cilat bëhen pre e bulizmit."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat