Nusja u kap mat me të dashurin, Belshaku: Dëshmi që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare, të fuqizojmë gratë

Shqipëria

Nusja u kap mat me të dashurin, Belshaku: Dëshmi që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare, të fuqizojmë gratë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:58
Sabina Belshaku

Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale Sabina Belshaku gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj foli  mbi një rast të shumë përfolur ditëve të fundit. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një grua e cila u filmua nga prindërit e bashkëshortit teksa u kap mat me të dashurin e saj.

Belshaku tha se video është dëshmi që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare në këtë kohë.

Sabina Belshaku: "Videoja për mua është një dëshmi e gjallë e një fenomeni që ka kapur shoqerinë shqiptare. Dëshmon hapur shoqerinë tonë patriarkale. Ne jemi produkete sociale të mendësisë sonë patriarkale. Manifestohet dukshëm në rolet dhe atributet gjinore të cilët kanë ndërtuar strukturat tona sociale të turpit dhe të nderit. Është dëshmi e një videoje që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare në këtë kohë.  Shoqeria shqiptare është ende e ngurtë sepse vajzat shqiptare ende kanë ëndërrën për martesë, e shohin si të vetmen mënyrë me të cilën mund të dfalin nga sundimi i babalarëve i vëllezërve. E shohin si një mënyrë përmes së cilës mund të gëzojnë respekt. Unë e shoh rastin një manifestim atipik shqiptar me doza të mendësisë tradicionale patriarkale dhe të lidhur me faktorë të tjerë social si varferia, papunësia."

Sipas saj në rast se i njëjti rast do ti kishte ndodhur një djali  do të shikohej me më shumë lavde krahasuar me pozicionin e gruas, kjo për hirë të mendësisë.

Sabina Belshaku: "Nëse do ta kishte bërë burri një tradhëti do të shikohej me më shumë lavde krahasuar me pozicionin e gruas, kjo për hirë të mendësisë. Ne e dimë që kur lindte gruaja qanin edhe trarët e shtëpisë. Apeli im është që ne të fuqizojmë strukturat mbështetëse të familjes, ti mësojmë familjet si të përballin krizat e brëndshmë. T'iu mësojmë linjat e komunikimit brenda familjes, të fuqizojmë më shumë rolin e gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat