"Butrinti, në të gjitha gjykatat", aktivistët dhe ekspertët zotohen të mbrojnë Parkun Kombëtar

Shqipëria

"Butrinti, në të gjitha gjykatat", aktivistët dhe ekspertët zotohen të mbrojnë Parkun Kombëtar

Më: 29 maj 2022 Në ora: 19:27
Pamje nga takimi

Grupime të shoqerisë civile kundërshtojnë kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Aktivist të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit zhvilluan këtë të diel një tryezë diskutimi me ekspertët në Sarandë. Ata i kërkuan qeverisë të dëgjojë zërin e protestuesve kunmdër menaxhimit të cilin e quajnë dhënie me koncension.

Qeveria sipas tyre nuk zhvilloi asnjë seancë dëgjimore me ekspertë të fushës, akademik, arkeolog apo specialistët shqiptarë.

Elon Kalaja: "Për të gjithë botën ngjarje të tilla duan dy deri në tre vite për tu diskutuar. Debate shkencore, parlamentare publike. Ndërkohë në Shqipëri ka ndodhur diçka e paprecedent është votuar ligji për Butrintin në Parlamentin e Shqipërisë dhe Akademia e shkencave është shprehur për butrintin një ditë pasi ligji u votua nga parlamenti."

Sazan Guri: "Do të ndjekim paralel katër shkallë të gjykimit në Gjyukatën e Shkallës së Parë Administrative, nëse del në normativ ne Gjykatë Apeli, po që sot jemi gati ta godasim ligjin e 2018 që prodhoi këtë ligj preferencial për një fondacion të caktuar për një person të caktuar, do të goditet në Kushtetutë dhe në jemi gati për ta çuar deri në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Stransburg."

Parku Kombëtar i Butrintit do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim bazuar në një ligj të miratuar nga parlamenti pas debatesh të gjata mes maxhorancës dhe opozitës që ishte kundër.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat