Dita nis e kthjellët e me temperatura të larta, ndryshojnë kushtet e motit gjatë pasdites

Shqipëria

Dita nis e kthjellët e me temperatura të larta, ndryshojnë kushtet e motit gjatë pasdites

Më: 30 maj 2022 Në ora: 07:38
Ilustrim

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë me shpejtesi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e motit të kthjellët, ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta si edhe shira të përkohëshëm në zonat kufitare me Shqipërinë.. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë kthjellimet në territorin e MV.

Kontinentit Europian

Në pjesën më të madhe të tij PARAQITET nën dominimin e motit te qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperatura e ajrti do të rriten ndjeshëm. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojne rrebeshe shiu si edhe breshëri, do të jenë ishujt britanikë, pjesërish Europa qëndore dhe rajoni i Balltikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat