Kishte pak kohë që jetonte në Vlorë, 31-vjeçari që iu bë atentat punonte si ekonomist në kazino, i arrestuar më parë në Itali

Shqipëria

Kishte pak kohë që jetonte në Vlorë, 31-vjeçari që iu bë atentat punonte si ekonomist në kazino, i arrestuar më parë në Itali

Më: 30 maj 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga shpërthim me tritol në lagjen “Pavarësia”.

Një sasi lëndë plasëse i ishte vendosur poshtë makinës tip “Audi” që ishte në pronësi të 30-vjeçarit nga Elbasani Ermal Kasa.

Si pasojë e këtij shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Mësohet se Kasa jetonte në Vlorë prej pak kohësh dhe punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit.

Dyshohet se atentati ka lidhje me një ndonjë konflikt në vendin e punës, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit.

Ai është shprehur se nuk ka konlikte me njeri mirëpo është zbuluar se vite më parë është arrestuar.

Vite më parë ai dhe një person tjetër u vunë në pranga në Itali pasi akuzohen 900 kg kanabis. Hysni Hoxha dhe Ermal Kasaj u kapën në Belpasos në Katania. Gjatë kontrollit të makinës, karabinierët kanë bllokuar dhe disa armë të cilët i mbanin pa leje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat