Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Shqipëria

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Pas ngjarjes kur një foshnje u gjet e pajetë e futur në një valixhe në dollapin e shtëpisë në Korçë, kanë dalë rezultatet e ekspertizës.

Burime pranë institutit të mjekësisë ligjore për Top Channel kanë bërë me dije se foshnja e gjetur në valixhe, ka lindur e gjallë.

Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat