“Çdo punë kalonte nga zyra e Zenit”- Shkëlzen Berisha ironizon Gazment Bardhin

Shqipëria

“Çdo punë kalonte nga zyra e Zenit”- Shkëlzen Berisha ironizon Gazment Bardhin

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:00
Shkëlzen Berisha dhe Gazment Bardhi

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit, i cili sot në një reagim në rrjetet sociale i përmendi pikërisht Shkëlezen Berishës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.

“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”

Më herët Gazment Bardhi me anë të një postimi ne rrjetet sociale akuzoi ish-kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesor për vrasjet ne Gerdec, ndërsa tha se “koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat