Bujtina në Dardhë të Korçës mirëpret vizitorë në 12 muajt e vitit

Shqipëria

Bujtina në Dardhë të Korçës mirëpret vizitorë në 12 muajt e vitit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Në Dardhë të Korçës një tjetër bujtinë ka hapur dyert për të mirëpritur vizitorët dhe turistët e huaj në të 12 muajt e vitit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga bujtina “Shtëpia e Gjuetarit”, ku sipas tij është një vlerë e shtuar e Dardhës turistike.

“Në fshatin super piktoresk të Korçës, Dardhë, ka çelur dyert kjo bujtinë e bukur ngritur mes pyllit të dendur të pishave. “Shtëpia e Gjuetarit”, një sipërmarrje private që me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR, është një vlerë e shtuar e Dardhës turistike. Mahnitëse në çdo stinë, nga bardhësia sunduese e dimrit tek gjelbërimi i lartë i verës, me ngjyrat e pafundme të pranverës e të vjeshtës, “Shtëpia e Gjuetarit” mirëpret vizitorë në të 12 muajt e vitit”, shkruan Rama.

Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një modeli i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat