Berisha: Rama me oligarkët e tij kanë bërë që Kukësi të jetë qarku më i varfër në Shqipëri

Shqipëria

Berisha: Rama me oligarkët e tij kanë bërë që Kukësi të jetë qarku më i varfër në Shqipëri

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:27
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar kryeminsitrin Edi Ramën, për të cilin ka thënë se i ka ndalur të ardhurat në qytetin e Kukësit, edhe pse ai qytet i sjell vendit të ardhura miliadra euro.

Madje, sipas tij, edhe pse Rruga e Kombit sjell mbi 350 milion euro të ardhura nga turizmi i qytetarëve të Kosovës, përsëri banorët e qarkut të Kukësit ndëshkohen me taksën e traut si asnjë qytetar tjetër në Shqipëri.

Shkrimi i plotë:

Kukesi, qarku qe i jep vendit te ardhura miliarda euro, eshte gjithashtu qarku me i varfer ne Shqiperi dhe Europe!

Diskriminim! Diskriminim! Diskriminim!

Miq, qarku i Kukesit me kaskaden e Drinit, rezervat e medha minerale ne krom, baker, etj., alpet, bjeshket e bekuara me malet e Gjallices, Koritnikut, Kollovozit etj., kontribuon ne ekonomine e vendit miliarda euro; ne proporcion per fryme, me shume se çdo qark tjeter ne Shqiperi. Megjithate, te ardhurat per fryme te banoreve te qarkut te Kukesit jane me te uletat ne Shqiperi dhe ne Europe. Ato jane 37% nen mesataren e te ardhurave per fryme ne nivel vendi dhe 47% me te ulta se sa te ardhurat per fryme te banoreve te qarkut te Tiranes.

Kjo diference u rrit frikshem gjate viteve te Edi Rames ne pushtet. Megjithese Rruga e Kombit sjell mbi 350 milion euro te ardhura nga turizmi i qytetareve te Kosoves, banoret e qarkut te Kukesit ndeshkohen me taksen e traut si asnje qytetar tjeter ne Shqiperi.

Se fundmi, Rama, i ngerthyer nga oligaket e tij ne shkelje te detyrimeve nderkombetare, hoqi edhe renten per burimet natyrore e cila duhet t’u mbetej ne teresi komuniteteve. Diferenca ne te ardhura midis banoreve te Qarkut te Kukesit dhe qarqeve te tjera te vendit u thellua gjithashtu per shkak te nivelit teper te ulet te investimeve publike ne kete qark nga Rama.

Te ardhurat për fryme ne Kukes ishin 2’945 euro në vitin 2020, ndërsa te ardhurat mesatare ne rang vendi ishin 4’681 euro per fryme. Ne te njejtin vit ne Tirane, te ardhurat per fryme ishin 6’279 euro.

Pergjate dekades se fundit, qarku me i varfer, ne vend qe te ngushtoje diferencen me pjesen tjeter te Shqiperise, e ka thelluar edhe me tej diferencen pasi ka pesuar renie ekonomike sistematike në vitet e fundit.

Ecuria e ekonomike e qarkut te Kukesit tregon shfrytezimin pa kriter te burimeve natyrore, perdorimi i te cilave nuk i çon te ardhura qytetit.

Qytete me kushte te tilla ne Europe jane me te pasurat për shkak se perfitojne nepermjet rentes, te ardhurave nga shfrytezimi i pasurive.

Sikur ekonomia e Tiranes te mbetet ne vend, Kukesit do ti duheshin se paku 20 vite qe te rritej me 2% ne vit per te arritur nivelin e kryeqytetasve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga me te varferit ne Europe dhe per kete fakt, po shpopullohet me shpejtesi nga emigracioni i jashtem dhe i brendshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat