“PD drejt shkrirjes”/ Edvin Kulluri: Në cilën rrugë do e çojë partinë rikthimi i Berishës

Shqipëria

“PD drejt shkrirjes”/ Edvin Kulluri: Në cilën rrugë do e çojë partinë rikthimi i Berishës

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:48
Edvin Kulluri

Aktivisti i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri është skeptik lidhur me rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Kulluri tha se kthimi i Berishës po e çon partinë drejt shkrirjes, nëse vazhdon në këtë mënyrë.

Ai tha se cikli i PD që ishte pronë e një kryetari mbaroi në 2013, ndërsa Basha ishte një kopje e dobës dhe qesharake e Berishës.

“Në një takim që ka pasur me Berishën para shumë vitesh, më ka thënë diçka. Njeriu nuk ndryshon, por ndryshon sjellja. Nuk ka kuptuar diçka, që cikli i PD, pronë e një kryetari ka vdekur në 2013. Basha donte ta imitonte, ishte një kopje e dobët dhe qesharake. Kthimi i Berishës me një model po na ccon drejt rrugës drejt shkrirjes, nëse do vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Kulluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat