“S’e ngremë dot kokën lart”- Flet nëna e 20-vjeçares që u kap me të dashurin në dhomë: Të hiqet video, vajza tani iku…

Shqipëria

“S’e ngremë dot kokën lart”- Flet nëna e 20-vjeçares që u kap me të dashurin në dhomë: Të hiqet video, vajza tani iku…

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Në familjen e 20-vjeçares nga Librazhdi, video e së cilës u bë virale në internet pasi familjarët e bashkëshortit e kapën mat me të dashurin në dhomë, e filmuan dhe e dhunuan, prindërit e saj janë në gjendje të rënduar.

Nëna e vajzës ka folur këtë të martë në media dhe ka treguar se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart.

Në një prononcim në emisionin “Shqipëria Live”, nëna e 20-vjeçares e mohoi që ajo dhe babai i të resë ta kenë dhunuar të bijën pas publikimit të videos.

Ndërsa ka treguar se tashmë vajza e tyre nuk jeton më as me ta, por është dërguar në Tiranë nën kujdesin e një shoqate për personat e dhunuar.

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për t’u shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.

“Jemi jashtë mase keq, jemi në depresion të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë nuk e dinte se çfarë fliste në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dhunuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat