GJKKO merr vendimin përfundimtar, dënon me 2 vite burg ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasën

Shqipëria

GJKKO merr vendimin përfundimtar, dënon me 2 vite burg ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasën

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:46
Sali Hasa

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve të tjerë. Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit” dhe pafajësi për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Kush është Sali Hasa, nga ish-efektiv policie në drejtues Prokurorie në Sarandë

Me kërkesë të SPAK ditën e sotme u arrestua prokurori i Sarandës, Sali Hasa.

Mësohet se disa vite më parë Sali Hasa ka qenë efektiv policie dhe më pas drejtues i Komisariatit të Peqinit.

Për disa kohë, Hasa ka qenë edhe në krye të Prokurorisë së Sarandës.

Ndërkohë rezulton se ndaj Sali Hasës është kryer edhe një hetim disiplinor nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve të marra për abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë.

Po ashtu emri i tij është lakuar në media, pasi qyetarë të ndryshëm janë ankuar se mban peng hetimin e dosjeve. Sakaq një grup banorësh të fshatit të Kakomesë kallëzuan penalisht tre prokurorë mes tyre edhe Sali Hasën pasi sipas tyre po zvarrisin hetimin për vjedhjen e pronave të tyre në Kakome me dokumente false.

Prokurorët Lorenc Mërkuri, Ilir Hoxha dhe Sali Hasa sipas banorëve kishin në hetim çështje penale të vjedhjes së pronave të Kakomesë me dokumenta false dhe nuk marin masa duke dyshuar se janë bashkëpunim me krimin dhe akuzohen nga banorët e fshatit Nivicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat