“Ka ende kohë për president nga opozita”, Grida Duma: S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë

Shqipëria

“Ka ende kohë për president nga opozita”, Grida Duma: S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:11
Grida Duma

Në Shqipëri nuk po bien dakord për zgjedhjen e presindetit.

Duma: Padyshim që ajo që thoni ju është një tallje. Thoni na sillni emër, pastaj s’dihet nëse e votojmë, kjo është tallje. Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensus. Ju s’keni ofruar asgjë.

Kjo nuk është dakordësi për një president, që nuk duhet të heqë kapelen para jush. S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë. Ai do jetë i detyruar t’ju përulet ju.

Ndaj kërkova ti lihet opozitës, dhe të shkohej me dakordësi në seancë.

Ndaj ju jeni tallur me këtë situatë. Kjo është një tallje e vetëdijshme e juaja. Lërjani opozitës, pa  20 firma, shkojmë te konsensusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat