Makina përfundon tek nënkalimi, plagoset vajza në Tiranë

Shqipëria

Makina përfundon tek nënkalimi, plagoset vajza në Tiranë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:57
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të pallatit të Brigadave në Tiranë.

Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në nënkalim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Paraprakisht mësohet se në makinë po udhetonin dy vajza, ndërsa njëra prej tyre ka mbetur e plagosur.

Policia është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat