E rëndë/ Motra plagos me thikë vëllain 18-vjeçar, shoqërohet në komisariat bashkë me të ëmën

Shqipëria

E rëndë/ Motra plagos me thikë vëllain 18-vjeçar, shoqërohet në komisariat bashkë me të ëmën

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Lushnjë nga motra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

Pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat