Berisha: Votojmë kundër kandidatit të Ramës për President

Shqipëria

Berisha: Votojmë kundër kandidatit të Ramës për President

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:48
Sali Berisha

Sali Berisha konfirmon se ai dhe deputetët që e mbështesin atë do të jenë nesër në parlament për të votuar kundër kandidatit të mazhoranës për president. Procesin e cilësoi farsë, pjesë e së cilës tha se u bë edhe fasado opozita e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër. Edi Rama zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudo opozitë që mund të quhet si shpifësirë politike e neveritshme”.

I pyetur për të komentuar një zgjedhje të mundshme të Ardian Dvoranit si president, Berisha dha këtë përgjigje.

“Në rast se ka ndonjë gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit, më shumë se çdokush tjetër që unë njoh në sistemin e drejtësisë është Dvorani i partisë”.

I ashpër ishte ndaj Edi Ramës edhe kur foli për rezolutën kundër genocidit serb të refuzuar nga mazhoranca.

“Është akt makabër anti-kombëtar. përdhosje. Ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave.”

Me shqetësim foli edhe për rritjen e çmimit të naftës, duke i cilësuar antikushtetuese ngritjen e bordeve, anëtarëve të të cilëve u kërkoi të dorëhiqen.

Berisha tha se për çështjen e bordeve dhe rezolutën kundër genocid serb në Kosovë, Partia Demokratike do t’i drejtohet qytetarëve, me të cilët do të zhvillojë dëgjesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat