Flamur Noka drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i PD, gara e fortë për nënkryetarët. Ja dy emrat që kryesojnë

Shqipëria

Flamur Noka drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i PD, gara e fortë për nënkryetarët. Ja dy emrat që kryesojnë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:07
Flamur Noka

Po vijon numërimi i votave në selinë e Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen drejtuesit më të lartë të kësaj force politike, si Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe drejtuesit e Sekretariateve të ndryshme.

REZULTATET DERI TANI

Teksa janë numëruara 163 vota, Flamur Noka po shkon drejt zgjedhjes në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, pasi po kyeson me 124 vota, kundrejt Arben Ristanit i cili ka mbledhur deri tani 39 vota.

Ndërkohë, për postin e nënkryetarit, në avantazh është Luçiano Boçi me 95 vota, i ndjekur nga Oerd Bylykbashi me 83 vota. Në vend të tretë renditet Belind Këlliçi me 71 vota, dhe në fund e mbyll Agron Shehaj me 55 vota.

Image
Rezultatet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat