Dorëheqja e Shefit të Shtabit të Ushtrisë/ Presidenti Meta telefonon Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin nga Turqia

Shqipëria

Dorëheqja e Shefit të Shtabit të Ushtrisë/ Presidenti Meta telefonon Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin nga Turqia

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:09
Bajram Begaj

Ndërsa ka mësuar nga Turqia për dorëheqjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, presidenti Meta ka telefonuar Ministrin e Brendshëm, Niko Peleshi.

Sipas një sqarimi të zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi, Meta ka thënë se “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me vote”.

Ndërkohë biseda me Peleshin duket se ka qenë e përqëndruar tek dorëheqja e Begajt si Shef i Shtabit të Përgjithshëm pa një dekret presidencial.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat